Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i bëri thirrje Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që të përqendrojë vëmendjen te siguria kibernetike për të parandaluar sulmet, ndërsa përmendi edhe rastin e sulmit nga Irani ndaj Shqipërisë në korrik.
Ndërsa tregoi se si përgjigje, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Rama paralajmëroi se ky është qëndrimi që do të mbahet me këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla, shkruan Gazeta Express.
“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të fokusohet te siguria kibernetik Në korrik, Shqipëria u bë shënjestër e një sulmi masiv kibernetik. Synimi i qartë ishte për të paralizuar shërbimin publik dhe për të vjedhur të dhëna, Një hetim i thelluar dhe i gjatë ka konfirmuar që sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran, u krye nga Republika Islamike e Iranit. Ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shembull parandalues për këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla. Këshilli i Sigurimit të trajtojë më seriozisht sigurinë kibernetike”, tha Rama.