Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat rrallë në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu dhe ndonjë fjollë bore në viset më të larta malore. Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 ajo minimale deri në 16 ajo maksimale. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu e verilindja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale në zona kontinentale me ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Në viset mesdhetare më ngrohtë e në viset kontinentale dukeshëm më ftohtë.