Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 11 në “Main Round” për kualifikimet Kupës së Botës 2024.
Ekipi i drejtuar nga Arben Simitçiu pësoi humbje nga Holanda,
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Topsportcentrum” të Rotterdamit, përfundoi me rezultatin 2:1.
Issam Dahmani (34’) dhe Mohamed Ben Khalou (35’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”, teksa golin e vetëm për “Dardanët” e shënoi Jeton Rukovci (39’).
Kujtojmë se ndeshjet e fazës “Main Round” zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, teksa tutje kalojnë 2 ekipet e para në renditjen e grupit.
Përveç me Holandën, Kosova në grup ka edhe Ukrainën, shkruan Gazeta Express.
Kosova do të luajë sërish si mysafire kundër Ukrainës, më 7 tetor, derisa më pas, më 8 nëntor, është nikoqire e Ukrainës.