Kriza e çmimeve po prek edhe tregjet e monedhave digjitale. Pak pas publikimit të raportit nga Byroja e Statistikave të Punës, ku norma e inflacionit në gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti rekordin e 8,6 %.
Bitcoin ra në gati në 20 mijë dollarë nga mbi 22 mijë që ishte duke u zhvlerësuar kështu me 9,6 %.
Rënie të ndjeshme pësuan edhe kriptomonedhat e tjera si Ethereum, Binance Coin, XRP dhe Cardano.
Kjo, sipas ekspertëve, pas edhe paralajmërimeve të Bankës Federale Amerikane për të rritur normën bazë të interesit për dollarin, shkruan A2CNN.
Kjo është rënia e 2-të më e madhe pas asaj në qershor ku kriptomonedhat u zhvlerësuan mesatarit me 9 %.