Është bërë trend që lajmet bombë të jepen nëpërmjet rrjeteve sociale e këtë trend përveç artistëve të huaj po e ndjekin edhe VIP-at shqipfolës, shkruan InLajmi.
Së fundmi një “ndarje” të përkohshme nga rrjetet sociale e ka paralajmëruar reperi më i dashur për publikun Rigels Rajku i njohur me nofken Noizy, i cili më anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka dhënë detaje për këtë tërheqje.
Noizy-it si rrjetet sociale po e pengojnë angazhimin e tij në obligimet në karrierë, andaj për këtë ai zgjodhi të largohet nga rrjetet sociale për tu angazhuar seriozisht në realizimin e albumit me titull “Alpha Show” njësoi si emri i koncertit të tij gjigand.
“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”, ka thënë ai.
Kujtojmë së Noizy në Gusht mbajti koncertin në qendër të Tiranës të cilin e quajti “Alpha Show”, gjë për të cilin premtoi ai se me të tilla koncerte do të vazhdojë edhe në të ardhmen pa u ndalur./InLajmi/