Një fëmijë rreth moshës 2 vjeçare ka vdekur të dielën në fshatin Zallq të Istogut, përcjell InLajmi.
Viktima ishte gjetur në një bazën të vogël tek shtëpia e saj, këtë e bëri të ditur për InLajmin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se rasti është duke u hetuar.
“Sot pas orës 12:00, 2 vjeçarja është gjetur në një si bazën të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëru që me e dërgu trupin e pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi. /InLajmi/