Brazili po ndalon shitjen e iPhone-ve që nuk përfshijnë një karikues të telefonit, transmeton InLajmi.
Në një deklaratë të martën, Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike e Brazilit tha se ka gjobitur Apple me 12.275 milionë funte.
Agjencia braziliane e konsumatorëve Senacon tha se vendimi i Apple për të mos përfshirë adaptorët e rrymës me iPhone të rinj diskriminon konsumatorët duke shitur një “produkt jo të plotë”.
Apple do të apelojë kundër ndalimit.
Kompania tha në një deklaratë se do të punonte me autoritetet braziliane për të “zgjidhur shqetësimet e tyre”, por shtoi se më parë ka fituar disa vendime gjyqësore në Brazil për këtë çështje.
“Ne jemi të sigurt se klientët tanë janë të vetëdijshëm për opsionet e ndryshme për karikimin dhe lidhjen e pajisjeve të tyre,” tha Apple.
Gjoba dhe ndalimi i shitjes së iPhone-ve pa adaptorë USB u njoftua një ditë përpara se Apple të shfaqte iPhone 14, 14 Pro dhe Apple Watch Ultra të ri, shkruan BBC.
Agjencia e mbrojtjes së konsumatorit në São Paulo e gjobiti Apple me 2 milionë funte vitin e kaluar, duke thënë se shitja e iPhone 12 dhe çdo modeli që atëherë, shkel ligjin e konsumatorit sepse ato nuk vijnë me karikues. /InLajmi/