Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kujtuar me mirënjohje të thellë Nënë Terezën për 25 vjetorin e vdekjes së saj, përcjell InLajmi.
Hoti tha se populli shqiptar është i bekuar që i dha botës humanisten, të madhen Nënë Terezë.
Gjithashtu ai tha se në këto ditë më së shumti kemi nevojë për dashurinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin që ajo e ka kultivuar ndër vite.
Postimi i plotë i tij:
Të hënën, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes, e kujtojmë me mirënjohje të thellë, nënën e shqiptarëve dhe të gjithë botës, Nënë Terezën.
Populli shqiptar është i bekuar që i dha njerëzimit një humaniste të madhe dhe e gjithë bota është falënderuese për kontributin e saj vetëmohues dhe dashurinë që ka shpërndarë gjithandej.
Në këto ditë më së shumti kemi nevojë për dashurinë, kujdesin për njëri-tjetrin dhe dëshirën për paqe që ajo ka kultivuar ndër vite.
Sot, e kujtojmë dhe i çmojmë lartë veprat e saj që tek ne kanë lënë shpresë për një jetë më të mirë dhe me më shumë dashuri e paqe. /InLajmi/

















