Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se të gjithë duhet ta mbështesin Qeverinë e Kosovës gjatë dialogut, duke theksuar se si qeveria ashtu edhe opozita duhet të qëndrojnë të bashkuara, përcjell InLajmi.
Gjithashtu ai iu ka bërë thirrje serbëve në veri që ta pranojnë realititetin dhe të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në Kosovë.
Pacolli theksoi se Kosova ofron standardet më të larta sa i përket mbrojtjës së të drejtave të minoriteteve.
Postimi i plotë i tij:
Për çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, mendoj se opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuar. Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut.
Qytatarët e Kosovës, të kombësisë serbe në veri, në vend që të vazhdojnë të barrikadojnë veten, duhet ta pranojnë realitetin, të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në vend.
Kosova ofron standardet më të larta sa i përket mbrojtjës së të drejtave të minoriteteve, (në rend të parë të serbëve) në botë. Secili duhet të bindet që nuk ka alternativë tjetër pos bashkëjetesës në një shtet si Kosova, ku secili është i barabartë pranë të drejtave dhe përgjegjisive të tyre. /InLajmi/

















