Pjesëmarrësit e “Sunny Hill” në Prishtinë mund të marrin pjesë edhe në vazhdën e këtij festivalit në Tiranë pa shtuar para të tjera, përcjell InLajmi.
Në faqen zyrtare të festivalit është bërë e ditur që biletat e reja për “Sunny Hill” në Tiranë pjesëmarrësit mund t’i marrin përmes email-it.
“Ftohen të gjithë besimtarët e Prishtinës që duan të bashkohen me ne në Tiranë të plotësojnë formularin (link në bio) . Pas dhënies së informacionit, ju do të merrni biletën tuaj me email!”, shkruhet në faqen zyrtare të “Sunny Hill”.
Në “Sunny Hill” në Tiranë do të marrin pjesë artist si Dafina Zeqiri, Elgit Doda, Actin Bronson e disa të tjerë.
Në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë kanë marr pjesë rreth 20.000 persona./InLajmi/