20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, por ndihmuar edhe nga reshjet e shiut, pothuajse ato janë shuar të gjitha.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vijon të jetë aktive vatra në Shetaj të Durrësit. Megjithatë vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri.
Nga të cilat janë shuar vatrat:
Në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin
Në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh
Tek ish-fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës
Në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë
Në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë
Në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë
Në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë
Në vendin i quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë
Në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz
Në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe
Në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz
Në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër
Në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës
Në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe
Në fshatin Otllak, bashkia Berat
Në fshatin Arrëz, bashkia Dimal
Në fshatin Kozare, Kuçovë
Në fshatin Momël, bashkia Kavajë
Në fshatin Floq, bashkia Fier
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 192 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është angazhuar në vendin e quajtur “Pigave Mesovun” edhe helikopteri i FA, shkruan Klan Kosova.
Aktualisht aktive është vatrat në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj po vazhdon edhe më tutje.