Ka dështuar tentative e 4 personave për të grabitur një bankë në Romë, e cila nëse do të realizohej do të përngjante me një skenar të serialit të njohur “Money Heist”.
4 grabitësit u bllokuan nga një masiv dheu në tunelin që kishin gërmuar për të hyrë në kasafortën e bankës së vendosur në rrugën Innocenzo XI dhe u ndesh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që ata të dilnin gjallë.
3 nga të dyshuarit u shpëtuan shpejt, ndërsa i 4-tëri u gjet nga zjarrfikësit pas disa orësh në një thellësi 6 metra.
Nga hetimet rezulton se grabitësit i nisën gërmimet nga dyshemeja e një hapësire komerciale dhe kishin hapur një tunel me të vërtetë të madh, por që në fakt nuk kishin vlerësuar të gjitha teknikalitet, që më pas i bllokuan Brenda, shkruan A2NN.
Për momentin, policia i ka komunikuar masën e arrestit vetëm 2 prej të dyshuarve, pasi 2 të tjerët kanë marrë lëndime të shumta dhe ndodhen në spital. Sipas autoriteteve, 2 nga grabitësit janë me origjinë napoletane, ndërsa 2 të tjerët banorë të Romës.