Shtëpia e intelektualit Ukshin Hoti tash e 2 dekada është kthyer në vendin e kujtesës për ata që nuk e përjetuan luftën.
Kjo shtëpi në Krushë të Madhe tash e disa vite pret vizitorë nga e gjithë Kosova. Ndonëse shtëpia është restauruar, oborri i saj ka mbetur ende i pa përfunduar.
Është vendi kur 2 dekada më parë jetonte intelektuali, Ukshin Hoti.
Pllakata e vendosur në hyrje të saj tregon se tashmë ky objekt është kthyer në simbol të kujtesës.
Shtëpia e tij në Krushë të Madhe, fshat ku Hoti qëndroi derisa u burgos dhe më pas u zhduk, është bërë vend i bashkimit të gjeneratave.
Më t’u hapur dyert, kujtimet janë të parat që ndeshen me sytë e vizitorëve.
Portreti i tij i vendosur në çdo hapësirë të dhomave është shenjë e atyre që kthehen në këtë objekt për të mos e harruar të kaluarën.
“Po mas shumti ju intereson me i pa figurat e Ukës. Ka foto që i binë ata që vijnë me vizitu. Secili që vjen e bjen një portret të tij”, ka thënë Blerim Shala, ciceron.
Libri i vendosur në mes të dhomës duket se bartë fjalët më të zgjedhura të vizitorëve, e të cilët nuk janë të paktë.
Vetëm një dhomë më tej, rrobat e vendosura në një kornizë prej çelqi duket sikur janë të vendosura në trupin e tij.
Kthimi në këtë objekt disa vite pas për t’u kujdesur ka kthyer kujtimet e fëmijërisë për Shalën.
“Fillim më ka ardh rëndë por tash jam adaptuar. Shumë rëndë më ka ardhë. E kujtoj si një njëri të mirë, të qeshur e të zgjuar. Vike të unë si mysafir në shtëpinë time”, ka shtuar ndër të tjera Shala.
Ndonse ky objekt është kthyer në vendin e rrëfimit për ata që nuk e përjetuan luftën, pjesa jashtë saj duket se ka ngecur në restaurim.
Shtëpia e intelektualit dhe atdhetarit të shquar është shëndrruar në muze para disa vitesh.
Ukshin Hoti vazhdon të jetë i zhdukur edhe pse kanë kaluar 20 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Filozofi dhe aktivist shqiptar për shkak se përkrahu demostratat e vitit 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave.
Më 1994 u dënua me 5 vite në burgim, shkruan RTV Dukagjini
Më 16 maj të vitit 1999, kur dënimi i tij arriti fundin dhe duhej të lirohej, Hoti u mor peng nga rojet e burgut dhe sot e asaj dite nuk është parë më