Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i’u është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili e në seancën e Kuvendit të Kosovës e quajti “good guy”, duke thënë se ka vepruar sipas asaj që ka besuar, raporton InLajmi.
Kurti tha se në karakter nuk është radikal, kurse veprime radikale tha ai kam bërë në momentet kur rrezikohej Kosova.
“Kam besuar në ato që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bën good guy. Kur është situatë tjetër e rrezikshme për kombin e shtetin kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë”, tha kryeministri Kurti.
Gjithashtu kryeministri u shpreh se kur Kosova rrezikohej me ndarje të 8 mijë hektarëve tokë, ishte radikal por sot tha ai nuk ka nevojë.
“Kur Kosova rrezikohet me ndarje, me falje të mbi 8 mijë hektarëve tokë e me “zajednica”, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë dhe s’ka nevojë. Radikalizmi ka qenë nevojë e situatës – jo tipari im”, deklaroi Kurti. /InLajmi/