Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas aksidentit me pasoja fatale që ndodhi sot në fshatin Sibovc në magjistralen Prishtinë-Podujevë në orët e hershme të mëngjesit, ku humbën jetën 2 persona dhe u lënduan 2 fëmijë, përcjell InLajmi.
Tahiri, tha se me pikëllim e mori lajmin për vdjekjen e bashkatdhetarëve, ndërsa shpreh ngushëllime për familjet e qytetarëve që humbën jetën në aksident, kurse të lënduarve i’u uron shërim të shpejtë.
Deputeti Tahiri tha se vdekja e mërgimtarëve tanë që po vinin nga Sllovenia në Malishevë, vendin e pllakosin në zi.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim mora lajmin për humbjen e jetës së dy bashkatdhetarëve tanë në fshatin Sibovc, magjistralja Podujevë-Prishtinë. Në agun e mëngjesit, deri sa po vinin në atdhe nga Sllovenia në Malishevë, familjet humbën më të dashurit, vendi u pllakos në zi!
Lutemi për shërimin e shpejtë të fëmijëve që u aksidentuan e që familja të gjejë forcë ta përballojë këtë dhimbje të madhe. Shprehim ngushëllimet dhe ndajmë dhimbjen me familjet dhe qytetarët e prekur rëndë nga kjo tragjedi.
Ngjarje e dhimbje si kjo lutemi të mos përjetojmë! /InLajmi/