Shqipëria këtë të martë pret të nisë Konferencën e parë Ndërqeveritare të Shqipërisë bë Bashkimin Evropian në Bruksel, për këtë qëllim, drejt Brukselit, ka udhëtuar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përcjell InLajmi.
Rama në një status në rrjetin e tij social, Facebook, ka shkruar se në këtë ditë kaq të madhe për Shqipërinë, ai do të ulet në tryezën më të madhe për t’iu bashkuar Evropës në negociatat për anëtarësimin në BE.
Kujtojmë, Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE-në sot do të mbahet me Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut, pas zhbllokimit të ngërçit me Bullgarinë, që kishte vendosur veton ndaj Shkupit duke u bërë pengesë edhe për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj. /InLajmi/