Polica e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident nga pakujdesia në Gjakovë, përcjell InLajmi.
“Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022–07:50.I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt” njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën fëmijë që ishte nipi i tij një vjeçar.
Lëndimet që i janë shkaktuar fëmijës janë serioze.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK./InLajmi/