Mjeku Besnik Ibishi ka shpërndarë një apel të kolegut të tij, Lavdrim Agushit për problemet me skuterët elektrik, përcjell InLajmi.
Në apel thuhet se ka pasur lëndime të forta nga skuterët elektrik.
Të përfshirë në këto lëndime janë edhe fëmijët.
Sipas mjekëve shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë.
Postimi i plotë i tij:
Apel për kujdes, sidomos prindërve !!!
Vetëm kujdestarinë e mbrëmshme 4 lëndime serioze të shkaktuara nga Scooteret e vegjël dhe ata elektrik.
19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze
7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura
21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve
4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet.
Shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë.
KUJDES
Dr.Lavdrim Agushi/InLajmi/