Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 korrik.
2 korrik 1566 – Michel de Nostredame, fizikan dhe astrolog francez i njohur më gjerësisht si Nostradamus, vdiq në moshën 63-vjeçare. Nostradamusi mori famë botërore me parashikimet e tij në librin e titulluar “Profecitë” dhe pikërisht për këtë arsye u shkishërua.
2 korrik 1570 – Flota osmane nisi fushatën e zbarkimit të ushtarëve në Qipro për të marrë kontrollin e këtij ishulli, i cili qeverisej nga venedikasit. Pas një lufte të gjatë 13-mujore, më 1 gusht 1571 erdhi ngadhënjimi i osmanëve mbi Qipron, që do të qëndronte nën sovranitetin turk për gati 300 vite.
2 korrik 1778 – Shkrimtari, filozofi dhe muzikanti i famshëm, Jean-Jacques Rousseau, filozofia politike e të cilit frymëzoi iluminizmin në Francë dhe Evropë, u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Mendimet e tij u bënë frymëzim për Revolucionin Francez të vitin 1789 me sloganin “Barazi, Liri, Vëllazëri” dhe ndikuan gjithashtu në zhvillimin e përgjithshëm të politikës e mendimit pedagogjik modern.
2 korrik 1990 – Gjatë pelegrinazhit mysliman në Arabinë Saudite, 1.426 haxhilerë, nga të cilët 609 qytetarë turq, humbën jetën pasi u bllokuan në një tunel duke shkuar për të kryer goditjen simbolike të shejtanit me gurë në Minë.