Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, me sa duket nuk e ka ndërmend të hesht kur bisedohet në lidhje me deklarim të pasurisë por mbi të gjitha deklaratat e një pas njëshmë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton InLajmi.
Sipas deputetit ministrja nuk di të veproj asnjëherë ndryshe por vetëm ofendon të tjerët.
“Ministrja e Drejtësisë nuk din tjetër sen veç se me fy e me ofendu”, tha ai.
Tahiri tha se Haxhiu edhe nëse i ipet fjala më shumë së 2 herë ajo çdoherë do i thotë fjalët e njejta.
“3 herë nesë del në foltore ajo ato 3 herë fjalët e njejta i thotë”, shtoi Tahiri.
Ndryshe ai ka thënë së me deputet nuk duhet të bëhet shaka se në të kundërten nuk do të ketë bashkëpunim.
“Ne këtu nuk kemi ardh që ju me u tallë me ne por të bashkëpunojmë me ju” theksoi deputeti. /InLajmi/