Analisti politik, Valon Syla, i ka reaguar ministrit të Financave dhe Transferëve, Hekuran Murati, pasi ky i fundit kërkoi falje për deklaratën e tij kundrejtë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Syla mendon që ky kërkim faljë nuk ndryshon aspak situatën pasi sipas tij me demoemos Murati duhet të jap dorëheqje, tutje ai ka shtuar se më deklarata të llojit të tillë ai mori vota jose i meritonte ato.
Sipas Sylës Murati po mbanë kuletën e shtetit dhe po e ruan pozitën thjeshtë më një kërkim faljë, por që përsëri Syla kërkon që Murati të heç dorë ose të largohet nga ajo pozit sepse nuk e ka vendin aty.
Shprehje të llojit të tillë nuk i takojnë askujt por sidomos atyre që janë në krye të shtetit tha Syla, tutje ai ka përmendur shkarkimin e Agim Veliut ku ka thënë së kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pati shkarkuar për një fjalë gojë.
Si përfundim Syla ka thënë së Kurti nuk e shkarkon Muratin sepse njësoi mendon edhe vet ai.
Postimi i plotë i tij:
E hongër hekurin.
Hekuran Murati kërkoi falje, por pa dorëheqje. Ashtu qysh me statusa anti UÇK i mori do vota te një shtrese elektorale e nxitur me dekada nga njerëz të dyshimtë me Fake Neës, tash me kërkim falje po e ruan pozitën e Ministrit duke e mbajtur kuletën e shtetit. Konformizëm a? Llaskuca dhe Kopalla?
A s’po kupton që e ke kry karierën. Ec more te shtëpia se me ato deklarata veç me kon i Ministrisë za Kosovo i Metohija e jo Ministër i Republikës së Kosovës.
Shprehja e lirë, i kish taku Hekuranit si qytetar privat, si individ me sha sa të don, por jo nga ‘petku dhe pozita e Qeverisë’, sepse aty është ministër edhe i veteranit të UÇK’së, por edhe i ish UDB’ashave që sot kanë pasaporta të RKS.
Kjo është njësoj si prifti katolik ta shaj Jezu Krishtin, dhe ende të qëndroj prift, ose Ministri Izraelit të bëjë gafe për holokaust, sa kish qëndru. Pra është njejtë edhe një Ministër i Kosovës, ta përdhos një vlerë si UÇK mbi të cilën u ndërtua Republika e Kosovës, ku ai është ministër dhe të mbetet ende aty. Pra, jep dorëheqje se sje i Kosovës Republikë, e tani fol shlirë, e shaj e çka duash, deri sa stë paditë ndokush. Krejt e dimë tashmë për bindjet e tua.
Njejtë vlen edhe për tjerë nga cilado parti e sidomos edhe për Ministren Gërrvalla.
Albini s’ju shkarkon sepse mendon njejtë si ju. Po ju kujtohet kur e pati shkarkuar Agim Veliun për një fjalë e këta jo. Pse?
Sepse pajtohet. Ai madje pati jep dorëheqje nga UÇK. Kjo, sju kujtohet por duhet të ja u kujtoj nganjëherë pak si shpesh. /InLajmi/