Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se xhudistja nga Kosova Loriana Kuka, ka fsjell medaljen e 6-të në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, për Kosovën, përcjell InLajmi.
Loriana Kuka, e ka mundur në gjysmëfinale kroaten, Petrunjela Paviq.
Xhudistja nga Kosova ka garuar me kategorinë -78 kilogramë.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Është siguruar edhe medalja e 6-të për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Xhudistja jonë, Loriana Kuka, bëhet garuesja e 5-të nga ky sport që do të ngritet në podium.
Ajo mundi në gjysmëfinale kroaten, Petrunjela Paviq, kategoria -78 kg. Urojmë që Lori ta fitojë të artën.
Shpat Zekaj, u ndal në repasazh nga kroati, Marko Kumriq, kategoria -100 kg. Ai përfundoi në vendin e 7-ë. /InLajmi/