Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Çekisë Petr Fiala pas kalimit të presidencës së Këshillit të BE-së nga Franca te Çekia, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se Kosova do të mbetet e përkushtuar për një evropë të fortë dhe të bashkuar
“Urime për kryeministrin Petr Fiala dhe për partnerët tanë çekë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së. U dërgojmë urimet më të mira në përmbushjen e objektivave ambicioze të tyre. Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, ka shkruar Osmani. /InLajmi/