Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është rritur në 18 përqind numri i rasteve me Covid 19 gjatë javës së kalur derisa ky numër është rritur në 110 vende të botës.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia është larg përfundimit.
Numri i vdekjeve nga COVID në mbarë botën ka mbetur kryesisht i ngjashëm me një javë më parë, por ka pasur rritje në tri rajone: Lindje e Mesme, Azi Juglindore dhe Amerikë.
Lindja e Mesme pati rritjen më të theksuar të rasteve të rasteve me koronavirus gjatë shtatë ditëve të fundit – me infeksione që u rritën me 47%
Evropa dhe Azia Juglindore panë rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara me rreth 32 përqind, me një rritje prej 14 përqind në Amerikë, transmeton Sinjali.
Në përgjithësi, më shumë se 4.1 milionë raste pozitive u raportuan në mbarë botën gjatë javës së fundit.