Kreu i Partisë Socialedemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar menjëherë pasi ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, kërkoi faljë për deklarimin ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas Molliqajt ky reagim është i vonë e që pëndimi i vërtetë është dorëheqja.
Tutje Molliqaj ka thënë së ky kërkim falje është thjeshtë tentim për ta ndalur revoltën që është nisur kundrejtë tij.
Mbi të gjitha Molliqaj ka kërkuar që kjo falje mos të pranohet dhe protesta të vazhdoj.
Postimi i plotë i tij:
Pendimi i vërtetë është dorëheqja.
Shihni kalendarin: 2 dite reagime në rritje dhe 2 orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet.
Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon. /InLajmi/