Rodriguez, ish-lojtar i PSG-së dhe Real Madridit së fundmi është transferuar në ekipin turk Ankaragucu.
Në programin ‘El Larguero’ të Cadena SER ai foli për tema të ndryshme dhe mes tyre u befasua se përse ish-shoku i skuadrës në klubin parisien, Kylian Mbappe nuk kaloi te Reali.
“Isha i befasuar. Kur unë isha në Paris, ai më tha se do të transferohet në Madrid. Nuk e di se përse nuk kaloi.
Mendoj se nuk shkoi për shkak të presionit jashtë futbollit, për shkak të politikës në Francë”, tha Jese.
Kur po thuhej se tashmë Mbappe do të ishte lojtari më i ri i Real Madridit, ai më 21 maj nënshkroi kontratën e re me PSG, përcjell lajmi.net.
Kontratë kjo që do ta mbajë në ‘Parc des Princes’ francezin deri në vitin 2025