Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka folur për statusin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili vite më parë i pati quajtur ushtarët e UÇK-së mercenarë.
Jashari ka thënë se nëse kryeministrit i ka ngel një pikë moral, duhet ta largojë Muratin nga Qeveria e tij.
Jashari thotë se është e ultë dhe fyese që ministra të tillë të shprehen në këtë lloj mënyre dhe sipas tij nuk duhet të jenë në Qeveri.
“23 vite pas përfundimit të luftës nga të zgjedhurit e popullit nga ata që kanë pretenduar me zgjedh problemet për secilën kategori me premtimet e tyre, mendoj se është tepër e ultë dhe fyese të shprehen dhe mendoj se nuk do të duhej të ishin ministra të tillë në qeverinë normale. Nëse i ka ngel kryeministrit një pikë moral dhe mbi të gjitha nëse ka kapacitete dhe bagazh kombëtar, automatikisht këtë ministër duhet ta largojë nga Qeveria e tij”, theksoi ai.