Spiro Butka, zëvëndëskomandant i Operacionit “Shigjeta”, ka thënë sot se numri i veteranëve të luftës së UÇK-së është rritur shumë.
Ai ka thënë se maksimumi i atyre që mund të konsiderohen veteranë është 25 mijë.
“Para Betejes së Pashtrikut kanë qenë 20 mijë vetë. Pas operacionit Shigjeta, unë di se pas transformimit të UCK-së nuk ka pasur me shumë se 25 mijë veta”, ka thënë Butka.
Po ashtu, ushtaraku Butka që udhëheq shoqatën e veteranëve të luftës së UÇK-së në Shqipëri, ka thënë se edhe atje numri është rritur.
“Unë i kam dorëzuar 186 veta, 71 dëshmorë, 21 invalidë, 7 të burgosur 87 janë veteranë”, tha Butka.
Por edhe pse ka qenë pjesë aktive e lutës së UÇK-së, dhe ka udhëhequr betejën më të suksesshme si ajo e Pashtrikut, Butka ushtarak ne pension i ushtrisë shqiptare, nuk merr pagën e veteranit nga Qeveria e Kosovës.
Ai madje nuk është përmbajtur kur ka treguar se si Kosova ia ka ndaluar pensionin e vetaranit, tha ai në Frontal.
“Është fatkeqësi në të gjithë këtë katrahurë, paguhen 13 mijë luftëtare paguhen si të rremë dhe 87 luftetarë të ardhur nga Shqipëria për të luftuar vullnetarisht nuk paguhen nga qeveria në fuqi. Ata pretendojnë si pension atë që marr në Shqipëri. Unë e marr atë për kontributin e dhënë në ushtrinë shqiptare. Pagen e veteranit e merrja por edhe ajo tash më është ndërpre. Unë nuk marr si drejtues i operacionit Shigjeta. Këtë dua të kërkoj që unë jam i drejtpërdrejtë, kush do që të vi që nga Thaçi, Ceku, Syl nëse unë kam gabuar një prese për luftës le të më varin ne mes të sheshit. Sepse me vjen turp që quhem ushtar i UÇK-së në një kohë me fyejnë. Përderisa me heqin nga listat, s’me paguajnë si veteran”, ka thënë Butka.