Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte rezervuar për votimin e amandamenteve dhe projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, raporton InLajmi.
Këto amandamente u votuan nga 61 deputet ku 60 prej tyre votuan për dhe vetëm një apstenim, por që projektligji për deklarimin e pasurisë nuk mori votat e duhura për të vazhduar tutje ishin vetëm 59 vota.
Pra ky projektligj nuk kaloi pasi nuk kishte korum. /InLajmi/