Corentin Tolisso është rikthyer në Lyon me një kontratë 5 vjeçare pas largimit nga Bayern Munich, ku kishte shkuar në vitin 2017 pikërisht nga Lyon.
“Jam shumë i lumtur që kthehem dhe jam pjesë e projektit të ri të klubit. Lyon është qyteti im, është vendi ku jam rritur, ku ndihem mirë dhe kthehem me shumë kënaqësi. Ndjeva shumë dashuri nga tifozët dhe mezi pres të jem sërish me ta në stadiumin Groupama”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit, shkruan RTK.
Tolisso do të ribashkohet me Alexandre Lacazette, i cili gjithashtu u rikthye në Lyon pas largimit nga Arsenali.