Veterani Lirak Çelaj vlerëson se nëse dënohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u gjykuar në Hagë atëherë do të dëmtohen themelet e Kosovës.
Çelaj vlerëson se lufta e UÇK-së është themeli i Pavarësisë së Kosovës dhe për këtë nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënohen atëherë do të dënohen edhe gjitha shtetet që morën pjesë në bombardimet e NATO-s më 1999.
“Nuk po them që nuk ka individ që nuk ka bërë shkelje ose diçka tjetër, por gjithmonë ka pasur përpjekje në narrativen tonë të sulmohet kolektivisht UÇK-ja dhe kjo ka qenë gabim”.
“Në aspektin e jashtëm Serbia me gjithë aleatët e saj kanë dashur të godasin këtu sepse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e solli edhe pavarësinë e Kosovës dhe ata për të dëmtuar pikërisht themelin e pavarësisë së Kosovës e kanë goditur në vazhdimësi UÇK-në dhe të njëjtën gjë po e bëjnë tani me Gjykatën Speciale”, tha ai në Klan Kosova.
“Po e marrë shembull, nëse dënohen në Hagë ish-krerët e UÇK-së që janë atje do të dëmtohen themelet e pavarësisë dhe gjithë ajo botë perëndimore që u doli në mbrojtje Kosovës. Nëse dënohet ata janë dënuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe cilido shtet që ka marrë pjesë në bombardime”, tha Çelaj.