Gazetari dhe analisti politik Milaim Zeka, ka reaguar ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke i treguar 2 arsye se pse duhet me dhënë dorëheqje nga detyrat e tyre, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Zeka, ka thënë se si ka mundësi që një ministër me thënë që janë vrarë 300 ushtar, kur ai nuk e dinë që as 5 ushtarë të NATO-s nuk janë të vrarë.
Gjithashtu ai ka kërkuar që të ngritën në protesta organizatat e luftës edhe pse opozita nuk do ta prishë rehatin e tyre nëpër “Sauna”.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Pse Ministri Murati duhet mu largu, ndersa Albini me dhane doreheqje?
Hekuran Murati, minister ne Qeverine Kurti, i ka dhene 2 deklarata fyese e poshtruese kunder shqiptareve ne pergjithesi, saqe as Vuqiçi, as Daqiçi, madje as Shesheli nuk i ka bere.
Deklarata e pare ka te beje me luften “guerile te UÇK-se, qe ka zgjatur vetem 3 muaj”, sipas Muratit, kurse deklarata e dyte, sipas tije flet per “1200 ushtar te vrare te NATO-s, ndersa 300 nga radhet e UÇK-se”!
Asnje reagim nga politikan e deputete injorant. Asnje reagim nga organizatate e dalura nga lufta, qe jeten e tyre, e kam fjalen per disa krere, e kane kthyer ne kauze te pareve, e asesi te mbrojtjes te vlerave.
Si eshte e mundur te mos kete reagim kur nje minister thote qe jane vetem 300 ushtar te vrare? Ku jane ata 1200 ushtar te NATO-s te vrare?! A e din Hekuran Murati qe as pese ushtar te NATO-s nuk jane te vrare?!
A jemi duke e kuptuar se ne çfare mjerimi kombetar kemi rene? Pse Albin Kurti nuk e largon kete minister, dhe te kerkoje falje?
Pse organizatate e luftes nuk ngriten ne protesta?! Po opozita, nuk do te prishe rehatine neper sauna?! /InLajmi/