Nuk ka kaluar rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me heqjen e akcizës së naftës dhe TVSH-së për produktet esenciale, raporton InLajmi.
Krye parlamentari Glauk Konjufca e ka bërë të ditur se ka pasur vetëm 24 vota për dhe 47 kundër.
Opozita pas këtij vendimi e ka lëshuar sallën.
Seanca plenare do të mbahet nesër në orën 10:00./InLajmi/