Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka ndërruar jetë në QKUK, përcjell InLajmi.
Sipas policisë viktima kishte ndërruar jetë duke u trajtuar në Spitalin e QKUK-së në Prishtinë.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë, 28.06.2022-20:21. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /InLajmi/