Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në seancën plenare të së enjtes për krizën ekonomike në Kosovë, raporton InLajmi.
“Është evidente se kemi rritje të çmimeve. Kosova nuk është e vetme, çmimet janë rritur globalisht edhe për shkak të vështirësive të zinxhirit të furnizimit. Ju kujtohet sesi vitin e kaluar pati nisur një rritje e çmimeve pa asnjë bazë. Për çmimin e karburanteve kemi marrë disa masa ku kemi përcaktuar marzhën e fitimit”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se Kosova nuk është e vetme në rritje çmimeve.
Tutje i pari i qeverisë ka thënë se për çmimin e karburanteve kanë marrë disa masa ku kanë përcaktuar marzhën e fitimit./InLajmi/