Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën plenare të së ënjtjes ka thënë se Samiti i fundit i BE-së ishte një samit i dështimit edhe për Kosovën edhe për Ballkanin, raporton InLajmi.
“Samiti i fundit i BE-së ishte një samit i dështimit edhe për Kosovën edhe për Ballkanin dhe arsyeja pse dola këtu në tavolina është meqë e kemi kryeministrin këtu. Kërkoj që ai dhe qeveria e tij të mos prodhojnë lajme, por politika. Kërkoj prej Kurtit dhe Qeverisë që të gjitha institucionet dhe shteteve anëtare t’iu dërgohet me shkrim zyrtarisht se Kosova i ka plotësuar disa herë kriteret për liberalizimin e vizave”, tha ai.
Hoxhaj tha se kërkon nga prej Kurti që të gjitha institucionet dhe shteteve anëtare t’iu dërgohet me shkrim zyrtarisht se Kosova i ka plotësuar disa herë kriteret për liberalizimin e vizave.
“Së 2-ti ne si PDK dhe si kuvend e kemi mbështetur Kurtin në qëndrimin e tij në raport me luftën në Ukrainë, por fakti që në samitin e fundit të NATO-s as nuk u ftuam teknikisht aty, tregoj që kjo qeveri ka nevojë të lëvizë prej lajmeve në prodhimin e politikave”, tha Hoxhaj.
Tutje Hoxhaj tha se PDK-ja e ka mbështetur Kurtin në qëndrimin e tij në raport me luftën në Ukrainë./InLajmi/