Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka folur në seancën plenare të së ënjtjes për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton InLajmi.
Dumoshi ka thënë se Vetëvendosja është fajtore për mos liberalizimin e vizave për Kosovën në vitet e mëparshme.
“Nuk bënin dot dallimin në mes opozitarizimit dhe interesit të vendit, i rëndësishëm ishte marrja e pushtetit me çdo kusht. Një kundërshtim të madh bënë edhe për marrëveshjen me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare, dhe penguan ratifikim e kësaj marrëveshje që hapte rrugë liberalizimit të vizave në zonën Shengen. Për shkak të kundërshtimit tuaj sot jemi pa liberalizim, mundësinë e humbur atëherë nuk po mundemi ta kemi as tash, qytetarët po vazhdojnë të sillen nëpër dyert e ambasadave me një mal dokumentesh”, ka thënë Dumoshi.
Tutje Dumoshi tha se qytetarët po vazhdojnë të sillen nëpër dyert e ambasadave me një mal dokumentesh.
“Ky maltretim qytetarëve nuk i bënë përshtypje kësaj qeverie, pasi që pjesa më e madhe e tyre është e pajisur me pasaporta të Shqipërisë dhe udhëtojnë lirshëm”, tha Dumoshi.
Po ashtu deputetja e LDK-së tha se maltretimi i qytetarëve nuk po i bënë përshtypje Qeverisë së Kosovës./InLajmi/