Ish deputeti, Zafir Berisha, ka kujtuar një deklaratë të ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili për Albin Kurtin, tani kryeministër i Kosovës, kishte thënë se “Sherrin ka me ta pa Kosova, ki me kthye Serbinë në Kosovë”.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar edhe ikjen e madhe të qytetarëve nga Kosova, duke pyetur se sa nga këta qytetarë janë pjesë e atyre që i kanë besuar Kurtit.
Me tej, Berisha, ironizuar me Kurtin, për të cilin ka thënë se ky i fundit, e ka çliruar Kosovën në 14 shkurt të vitit 2021,shkruan lajmi.net.
“Mbi 42 mijë qytetar, gjatë vitit 2021 e paskan lëshu Kosovën me “iden” se në këtë vend nuk ka me mbetën njeri me i fikën dritat në mrëmje! Jamë kurreshtar me ditën, sa nga ky numër kaq i madhë i qytetarve që e kanë lëshuar Kosovën, janë pjesë e turmave të trushpërlarëve që i kanë besuar mashtrimeve të Albinit i cili me 14 shkurt 2021 e ka “çliruar” Kosovën nga ish eksponentët e UÇK-së, me sojin e “hekuranoviqave”?! Rahmet për së gjalli po duhet me i thën Kadri Veselit, i cili më 2017 patë thën në Kuvend “ sherrin ka me ta pa Kosova, ki me k’thye Serbin në Kosovë” , ka thënë Berisha