Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur për çështjen e rritjes së çmimeve esenciale për qytetarët e Kosovës, raporton InLajmi.
“Jemi zotuar që ti ndihmojmë qytetarët dhe jo të luajmë pozitë dhe opozitë” tha Bajrami.
Tutje Bajrami tha se nuk po e quajnë qeverinë shkaktare të inflacionit ekonomik por kjo e fundit duhet të bëjë diçka për qytetarët e saj.
Deputetja e LDK-së tha se qeveria nuk i ka menaxhuar mirë skemat sociale që i ka dhënë, sipas saj nuk është bërë shpërndarje e mirë./InLajmi/