Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Xhudistja Erza Muminoviq, ka mundur Xhudisten nga Turqia Gulkader Senturk, përcjell InLajmi.
Erza fitoi me IPPON ndaj turkes Senturk, për të kaluar në radunin tjetër.
Muminoviq garon në kategorinë -48 kilogramë.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Xhudistja jonë Erza Muminoviq, e nis mbarë garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Ajo mundi me ippon turken, Gulkader Senturk, pas një lufte që zgjati mbi 10 minuta.
Erza është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë -48 kg. /InLajmi/