Samiti i NATO-s në Madrid ka qenë i fokusuar në luftën në Ukrainë, me angazhime të reja afatgjata të premtuara për Ukrainën, transmetoj InLajmi.
NATO do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa duhet, sipas shefit të aleancës Jens Stoltenberg.
Ai tha se dera e NATO-s është “e hapur”, me pranimin e Finlandës dhe Suedisë një dëshmi për këtë.
Duke iu përgjigjur zhvillimeve të sotme, Ukraina vlerësoi NATO-n për një “qëndrim me sy të qartë” ndaj Rusisë, shkruan BBC.
Ministri i jashtëm i vendit Dmytro Kuleba tha se një “pozicion i fortë” ndaj Ukrainës mund të sigurojë që stabiliteti në Euro-Atlantik të mbrohet./InLajmi/