Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Madrid janë shpresë për botën e lirë dhe demokratike, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se Kosova dhe ushtria e saj I besojnë vlerave euroatlantike dhe garantueses të NATO-së.
Gjithashtu ai shtoi se vendiiI Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara.
Më tej, ka thënë se NATO i duhet Kosovës dhe Kosova i duhet NATO-së
Postimi i plotë i tij:
Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid – shpresë për botën e lirë dhe demokratike
Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s.
Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s.
Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj.
Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj – NATO-së.
Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara.
Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale.
NATO i duhet Kosovës!
Kosova i duhet NATO-s! /InLajmi/