Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës Memli Krasniqi, i është gëzuar suksesit të xhudisteve kosovare në Oran të Algjerisë, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se Distria Krasniqi edhe një herë e dëshmoi se është e pa konkurencë dhe gjithmonë triumfusese.
Ai shtoi se ndihet krenarë me arritjet e vazhdueshme të sportistes Distria Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Medalja e Artë, për vajzën e Artë. Distria Krasniqi edhe një herë dëshmoi superioritetin e saj në sportin e xhudos, duke dalë triumfuese në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Krenarë me arritjet e vazhdueshme të Distrias dhe tërë ekipit fantastik të xhudos, të cilin Toni me bashkëpunëtorë e ka ngritur. Ju lumtë! /InLajmi/