Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim që t’i lirojë gastronomët për 3 muaj e fundit nga pagesa e shfrytëzimit të hapësirave publike.
Lirimi do të bëhet për muajt prill, maj dhe qershor.
Komuna e Prishtinës i fton ata që të aplikojnë për leje të shfrytëzimit, përcjell Frontonline.
“Me vendim të Kryetarit, z. Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor). U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së 2-të të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike”, thuhet në njoftim.