Kryetari i OVL-UÇK-së Faton Klinaku, ka përsëritur vendimin e kësaj organizate se proteatat do të jenë prezente, përcjell InLajmi.
I pari i OVL-UÇK-së tha se një herë janë deklaruar sa i përket se ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale.
Klinaku shkoi më tej se nëse vazhdohet kështiu do të kërkojnë jo shkarkimin e një ministri por Qeverisë Kurti.
Postimi i plotë i tij:
Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herave të tjera.
Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnesti ndaj kryeministrit.
Poashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet:
“Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë”. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri. /InLajmi/