Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim, Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali, përcjell InLajmi.
Sipas LDK-së, thuhet se Abdixhiku me ambasadoren Vakali kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë.
Më tej, Abdixhiku ka theksuar se do të ketë marrëdhënie edhe të mëtejme në fushën politike mes Kosovës dhe Greqisë.
Njoftimi i plotë nga Lidhja Demokratike e Kosovës:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim njoftues, Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.
Kryetari Abdixhiku me ambasadoren Vakali, diskutoi për situatën aktuale politike si dhe për proceset integruese të Kosovës dhe rajonit, me ç’rast theksoi se roli mbështetës i Greqisë është tepër i rëndësishëm. Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen ndaj shtetit grek për përkahjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku, përveçse vlerësoi marrëdhëniet mes 2 vendeve, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë në fushën politike dhe ekonomike dhe fusha tjera është me interes reciprok. /InLajmi/