Të paktën 46 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Texas, transmeton InLajmi.
Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë 4 fëmijë, ishin dërguar gjithashtu në spital.
Të mbijetuarit vuanin nga lodhja nga nxehtësia.
San Antonio, është 250 km nga kufiri SHBA-Meksikë, është një rrugë kryesore tranziti për trafikantët e njerëzve.
Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, pasi i takojnë në zona të largëta pasi të kenë arritur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC.
Klima e San Antonios është jashtëzakonisht e nxehtë në muajt e verës, me temperaturat që arrijnë në 39.4C./InLajmi/