Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar një tjetër me sëpatë në qytetin e Gjakovës, përcjell InLajmi.
Viktima nga ky sulm ka pësuar lëndime trupore.
“Vrasje në tentativë, Gjakovë 27.06.2022 – 19:25.Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet” njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për rastin është në arrati./InLajmi/