Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së 3-të të vaksinës kundër COVID-19, përcjell InLajmi.
Sipas MSH-së vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së 3-të të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e 2-të të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.
Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim.
Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19./InLajmi/