Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e kanë vizituar Postën e Kosovës, raporton InLajmi.
Kurti përmendi faktin se në muajin maj, Posta ka arritur të ketë bilanc pozitiv, pra të hyrat kanë qenë më të larta se shpenzimet.
“Diskutuam për shumë çështje rreth Postës së Kosovës, për sfidat dhe vështirësitë e këtij institucioni. Në muajin maj, që e lamë pas kemi pasur bilanc pozitiv, në postë të hyrat janë më të larta se shpenzimet. Kjo vjen si rezultat iu punës së përbashkët i këtij kolektivi që i ofron shërbime universale shtetit të Kosovë”, ka thënë Kurti.
Gjithashtu ai tha se ndihet i lumtur që 2 pulla postare kanë fituar shpërblime në arenën ndërkombëtare.
“U gëzova që morra vesh që janë 2 pulla postare që kanë fituar shpërblime në arenën ndërkombëtare. Njëra e cila e ka fituar vendin e 4 për bukuri dhe vendin e parë për aspektin përmbajtjesor – pulla e cila reflekton shenjtërimin e Nënë Terëzës”, u shpreh ai. /InLajmi/